95 kandidatë dhe jo 140, KQZ i jep PD-së edhe 24 orë për të plotësuar listat

0
209
????????????????????????????????????

Kur na ndajnë 27 ditë nga data kur shqiptarët do vendosin përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ardhshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka regjistruar listën për deputetë të Partisë Demokratike.

 

 

KQZ ka vendosur t’i japë edhe 24 orë kohë Partisë Demokratike për të plotësuar listën me 140 kandidatë për deputetë. Duke qenë se PD ka dorëzuar një listë me 95 emra, KQZ ka shtyrë me 24 orë vendimin. Mbledhja u shoqërua me debate. Fillimisht kreu i KQZ, Denar Biba propozoi që listat të shqyrtoheshin sot, por më pas vendimi për miratimin e tyre është shtyrë.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka miratuar kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, zgjedhjet për të cilën zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme, më 25 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here