Vrasje në Elbasan, në pranga autori. Ja emri

0

Një person është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. 39-vjeçari me inicialet R. P., mbeti i plagosur rëndë pasi mori disa goditje me thikë, por mësohet se ka humbur jetën disa orë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.Burime nga policia lokale thanë se kanë arrestuar autorin e dyshuar i cili është Edvin Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan.Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, 39-vjeçarin me inicialet R. P., banues në Elbasan, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Lini nje pergjigje