Vasili: Taksa apsurde prej 23% i ka dekojaruar prfesionistët , ka rritur dukshëm informalitetin

0
157

Pas 4 vjet qeverisje me taksën progresive deri në 23 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ulje drastike të taksave.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kryetari Petrit Vasili tregoi arsyen përse taksat e larta nuk janë të duhurat.

“Taksa absurde prej 23% e ka dekurajuar biznesin, ka rritur dukshëm informalitetin, pasi mjafton t’ju kujtoj që nga 12.000 persona që paguanin tatime dhe paguanin këtë lloj takse, në pak kohë kjo kuotë u përgjysmua në 6.000”, tha Vasili.

Propozimi i LSI-së e ruan progresivitetin mbi të ardhurat, por ul taksat në mënyrë drastike.

“Të gjithë ata persona që shpërblehen mbi 350.000 lekë të vjetra e deri në 2 milionë, taksa e tyre do të jetë vetëm 8 për qind. Ndërsa ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra taksa e re e propozuar nga LSI do të jetë vetëm 10%”, saktësoi Vasili.

Kreu i LSI-së tha se propzimi i kësaj partie për uljen e taksave dhe programi konkret për punësimin do të ulë informalitetin dhe do të mund të hapë 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here