KLSH: 169 milionë euro abuzim për 4 muajt e parë të 2017

0

Janë 22.8 miliardë lekë shkelje dhe shpërdorime të kryera nga administrate shtetërore, në nivel qendror apo vendor, që ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet auditimeve të kryera në periudhën janar-prill 2017. Shifra është e barabartë me 169 milionë euro. Sipas KLSH, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 960.5 milionë lekë, afërsisht 7.1 milionë euro.

Po kështu, konstatohen shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 21.9 miliardë lekë, afërsisht 162 milionë euro, nga e cila 20.7 miliardë lekë, afërsisht 153 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë, afërsisht 9 milionë euro në fushën e shpenzimeve.

Tatime dhe Dogana

Në sektorin e Tatim-Taksave, shkeljet llogariten në vlerën e përgjithshme prej 233 milionë lekësh konstatuar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës, në vlerën 77.4 milionë lekë; Lezhë, në vlerën 63.6 milionë lekë; Bashkinë Cërrik, në vlerën 36.3 milionë lekë; baskitë Himarë, 35.7 milionë lekë,; Tepelenë, 14.2 milionë lekë; Sarandë, në vlerën 5.8 milionë lekë, për mospagesë të taksave vendore, etj.

Sa u përket Doganave, shkeljet kanë qenë në vlerën e përgjithshme prej 150.8 milionë lekësh, konstatuar në degën e doganës Berat, në vlerën 108.6 milionë lekë; Elbasan, në vlerën 42.2 milionë lekë, etj. Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, shkeljet kanë qenë në vlerën e përgjithshme prej 53.8 milionë lekë. Kështu, psh, tek

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, në vlerën 35.9 milionë lekë, nga e cila 27.4 milionë lekë, si pasojë e pagesave për 30 punonjës, të cilët kanë përfituar padrejtësisht paga për shkak të trajtimit të tyre si punonjës në “listë pritje”, etj.

Në fushën e prokurimeve publike, abuzimet, sipas KLSH, kanë qenë në vlerën e përgjithshme prej 282.9 milionë lekësh, si psh tek Bashkia Sarandë 32.3 milionë lekë; Bashkia Tepelenë 26.6 milionë lekë; Bashkia Himarë 21.9 milionë lekë, etj.

Po kështu, janë konstatuar shkelje procedurash në zbatimin e punimeve publike si në rastin e Bashkisë Sarandë 56.5 milionë lekë; Ujësjellës Kanalizime sh.a Lushnje 36 milionë lekë; Bashkia Tepelenë 24.2 milionë lekë; Ministria e Bujqësisë 22.8 milionë lekë, etj.

Audituesit e KLSH kanë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme afro 21.9 miliardë lekë: 20.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.

Kështu, janë konstatuar tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Tiranë, në vlerën 19.8 miliardë lekë, nga të cilat 10.6 miliardë lekë janë shkelje të disiplinës financiare në fushën e Hidrokarbureve dhe 9.2 miliardë lekë të ardhura të munguara në fushën minerare.

Apo tek Bashkia Himarë, në vlerën 183.6 milionë lekë, si pasojë e mospagesës së tarifës për zënien e hapësirës publike për subjektet e pajisur me leje minerare; Bashkia Mat, në vlerën 167.1 milionë lekë për të njejtën arsye; Bashkia Sarandë, në vlerën 146.6 milionë lekë si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë. Por edhe tek Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a, Shkodër, në vlerën 23.2 milionë lekë, si pasojë e mosxhirimit në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Shkodër të sigurimeve shoqërore të mbajtura.

Drejtoria Rajonale e Mjedisit Fier rezulton me dëm në vlerën 281.5 milionë lekë, si pasojë e mosvendosjes së penaliteteve për subjektet të cilat nuk kanë dorëzuar raportet e vetëmonitorimit, kurse Aluizni Tiranë, në vlerën 32.4 milionë lekë, si pasojë e mospagesës së taksës së Ndikimit në Infrastrukturë

Bashkia Sarandë rezulton me performancë më të dobët, me dëm në vlerën 539.8 milionë lekë, si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë dhe shumë e paguar si pasojë e vendimeve të gjykatës për largimet e paligjshme nga puna, ndërsa Bashkia Himarë, në masën 399.8 milionë lekë si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e baskisë.

Shkeljet sipas sektorëve

Tatime dhe Dogana

Total Tatime 233 milionë lekësh

Drejtoria Tatimore Durrës 77.4 milionë lekë

Drejtoria Tatimore Lezhë 63.6 milionë lekë

Bashkia Cërrik 36.3 milionë lekë

Bashkia Himarë 35.7 milionë lekë

Bashkia Tepelenë 14.2 milionë lekë

Bashkia Sarandë 5.8 milionë lekë

Total Dogana 150.8 milionë lekë

Dogana Berat 108.6 milionë lekë

Dogana Elbasan 42.2 milionë lekë

Tenderat

Tenderat total 282.9 milionë lekë

Bashkia Sarandë 32.3 milionë lekë

Bashkia Tepelenë 26.6 milionë lekë

Bashkia Himarë 21.9 milionë lekë

Shkelje financiare

Dëm total 21.9 miliardë lekë

AKBN 19.8 miliardë lekë

Bashkia Sarandë 539.8 milionë lekë

Bashkia Himarë 399.8 milionë lekë

Bashkia Mat 167.1 milionë lekë

Drejtoria e Mjedisit Fier 281.5 milionë lekë. /Shqiptarja.com

Lini nje pergjigje