Standard.al

Josa: Situatë dramatike, skuadrën e rrëzuam. Në autobuz do ngre djemtë psikologjikisht për finalen e Kupës

0

Në intervistën pas ndeshjes me Vllazninë ku Tirana për herë të parë ra në Kategorinë e Dytë, trajneri kryeqytetas Mirel Josa, dukej i shokuar për atë se çfarë kishte ndodhur.

 

 

Në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli” Josa u shpreh se për këtë dështimi së bashku me futbollistët i merr të gjitha përgjegjësitë që i takojnë, por jo të gjitha pasi ka dhe faktorë të tjerë. Ai gjithashtu shtoi se do të bëj të pamundërën për t’ju ngritur moralin skuadrës para finales së Kupës ndaj Skënderbeut.

Për rënien nga kategoria

“Nuk kam fjalë fare të diskutoj për këtë çështje. E patë vetë, situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë shumë dramatike. S’na mbetet gjë tjetër vetëm që të fitojmë psikologjikisht djemtë në mënyrë individualiste. E marrim ne pjesën tonë të fajit sepse skuadrën e rrëzuam, pjesa tjetër t’i mbetet pjesës tjetër që përbën skuadrën.

Më vjen keq për djemtë, për këtë fanellë, s’duhet të shkonte deri këtu, s’duhet të shkonte që Tirana dhe Vllaznia të përplaseshin bashkë në këtë situatë. Vllanzia bëri detyrën, u mundua të mbajë lojën deri në fund në barazim dhe të na godiste me kundërsulm, ndërsa në pjesën e parë ishte më sulmuese. Për futboll nuk mund të flitet shumë, nuk duam të arsyetojmë veten, thjesht dola në këtë intervistë për t’ju respektuar ju si media dhe për të respektuar futbollistët e mi.”

Për lojën e zhvilluar sot

“Bëmë disa lëvizje të gabuara në pjesën e parë. Tre qendrat e mesfushës ishin shumë larg zonës kundërshtare ose shumë larg sulmuesit tonë. Pastaj ndryshuam diçka pjesën e dyte duke filluar që në fillim, vendosjen e ndryshuam me futjen e Moise. Efikasiteti duhet të sillte më shumë rrezikshmëri sepse rastet ishin me pikatore.”

Për finalen e Kupës

“Në këto momente nuk mendoj për finalen. Do bisedoj me klubin me lojtarët, mund të bisedoj që sot në autobuz gjatë kthimit. Qëndrimi bashkë do na shërbejë për të ngritur anën psikologjike. Unë nuk e mendova kurrë finalen pa siguruar mbijetesën, e cila sot nuk u arrit.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.