Fshihnin 768 kg kanabis në një tunel në Përmet, arrestohen 2 persona (Emrat)

0

Në lidhje me operacionin “Piskova”, të zhvilluar në datë 26.05.2017, në përfundim të veprimeve të para u ndaluan dy shtetas pasi dyshohet se ishin poseduesit e lëndës narkotike.

Loading...

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikeve u bë ndalimi i shtetasve :

Gentjan Hysenji, 36 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Donald Nikollari, 32 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi :

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar operacioni “Piskova”.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Këta shtetas dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Loading...

Lini nje pergjigje