Zyrtare/ Dalin pozicionet dhe emrat e deputeteve nga aleatet, ja kush e kryeson Durrësin

0
369

Dita e sotme ka qenë një ditë mjaft intensive për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët e partisë që ai drejton.
Që herët në mëngjes ai nisi të takimet me aleatët për të ndarë marrëveshjen për zgjedhjet e 25 qershorit.
Marrëveshja u arrit me 5 aleatë, duke lënë Kreshnik Spahiun jashtë, i cili u tërhoq sot nga politika. Deri më tani, është konfirmuar Agron Duka i pesti në Durrës nga aleatët. Përveç kësaj ai ka siguruar edhe 2 mandate të tjera në vende të sigurta, si një në Tiranë dhe një në Fier, përkatësisht Adi Haxhiymeri i 13-ti dhe Olsi Çukaj i pesti .
Gjithashtu, “Panorama” mëson se listën e Durrësit e kryeson Oerd Bylykbashi i PD-së. Gjithashtu, sot u zbulua se Vangjel Dule do të garojë në Vlorë, Mediu do jete i pesti në Tiranë së bashku me Dash Shehin që garon i 10-ti. Nard Ndoka do jetë në Shkodër.
Po kështu, “Panorama” zbulon se Blendi Sulaj i PR-së do të jetë i 14 në Tiranë.
listat përkatëse të PD-së. Marrëveshja u arrit pas shumë takimesh mes tyre dhe Bashës.
I vetmi që dështoi ishte Spahiu, i cili u tërhoq edhe nga politika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here