Standard.al

Zbulohet “picaso” Ndocaj, “kaubojsi i lapsave” që po ja kalon edhe piktorit Rama

1

Eduard Ndocaj e kemi dalluar gjithnjë si deputeti kauboj, për shkak të veshjes së tij karakteristike. Por me sa duket, kreu i PBDKSH-së ka edhe një tjetër talent të tijin, të cilin deri më tani e kishte shfaqur vetëm në skicime të vogla. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Ndocaj e shoqëroi deklaratën e tij kundër tri partive të mëdha ( pasi provoi dy prej tyre, po nuk i eci me asnjë) me një pikturë “alla kontemporane”.

Aq e thellë dhe vanitoze duket piktura e Ndocaj, sa edhe vetë kryeministri Rama, të cilin “Kaubojsi” e kishte kryetar partie para se të mërzitej me të, do ta kishte zili për ta pasur në koleksionin e tij. Ramën e njohim për talentin e tij për të zhgarravitur me pasion, por duket se tanimë një rival i ri po i vihet përballë. Kështu Ndocaj krahas përballjes “titane” që pritet të ketë me tre partitë e mëdha ( thotë se vetëm partia e tij do bëjë ndryshimin) do ketë edhe një mini-përballje artistike me kryesocialistin.

Nëse për përballjen e parë, atë të 25 qershorit, shanset duket se janë të pakta, në garën e dytë, atë të pikturave, peshorja duket se anon nga Ndocaj ( se paku duke ju referuar pikturës së sotme që nuk lë vend për kritika). Të presim e të shohim, të tjera surpriza mbeten për tu zbuluar në ditët në vazhdim….

1 Comment
  1. ari says

    te shikoj veten ky ndocaj qe nuk la qelbsire pa ju bashkuar,bashk me frroket,ndoket,doshet,prengaat,etj.

Reply To ari
Cancel Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.