Negociatat për në zgjedhje/ Mediu takohet sërish me Lulzim Bashën

0
150

Pas takimit të parë që përfundoi pa marrëveshje, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar sërish një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD.

 

 

Më herët kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi sot një takim kokë më kokë me liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Ky takim, i cili zgjati pak minuta, erdhi fill pas regjistrimit të PR-së si subjekt zgjedhor në KQZ, por kjo forcë nuk ka regjistruar lista kandidatësh. Pavarësisht takimit, Mediu nuk arriti marrëveshje me Bashën, kjo pasi ai ka kërkuar 3 vende të sigurta në listat e PD-së, për qarkun e Tiranës, Fier dhe Vlorë. Ndaj, për këtë fakt, PR do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se 30% e emrave të listave për kandidatë për deputetë nga radhët e PD për zgjedhjet e 25 qershorit pritet të jenë të rinj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi sot regjistrimin e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane si subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. PD u regjistrua gjithashtu si subjekt zgjedhor edhe për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë. Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here