LSI – bizneseve: Nëse punësoni të rinj, për 1 vit ju subvencionohen sigurimet shëndetsore e shoqërore

0

LSI beson se rinia është aseti më i vyer i kombit dhe punësimi i tyre duhet të jetë prioritet kryesor i çdo qeverie.

Në planin e saj për punësimin e të rinjëve LSI ka  edhe një pikë të rëndësishme e cila do të garantojë uljen e papunësisë të të rinjëve dhe është subvencionimi i bizneseve duke mos paguar për 1 vit sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Në planin e publikuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim shkruhet:

Bizneset që punësojnë të rinjtë ‘në punën e tyre të parë” do t’u subvencionohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për një periudhë 1-Vjeçare! Plani për Punësimin e të Rinjve, garanci për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Ky është Plani për Punësimin e të Rinjve, garanci për të sotmen dhe të ardhmen e vendit./standard.al

Lini nje pergjigje