Kërcënimi i kryebashkiakut/ Veliaj bën shembull bllokimin e makinës, ndërkohë në Tiranë automjetet parkohen sipas qejfit

0
480

 

“Ju tregojmë në fakte se në Tiranë parkohet sipas qejfit dhe askush nga Policia Bashkiake nuk ndodhet aty, realiteti flet të kundërtën e rrjeteve sociale të Veliajt”

Njeriu që në media me kronika të gatshme duket si më paqësori në Shqipëri dhe i gatshëm të ndihmojë çdo njeri, së fundmi ka filluar që të bëhet agresivë sa i takon masave ligjore. Për të treguar agresivitetin e tij, ai ka zgjedhur rrjetet sociale. Javën e fundit luftën e kishte me personat që kanë nga një makinë të shtrenjtë dhe parkojnë në vende të gabuara, pa u dridhur qerpiku. Bëhet fjalë për kreun e bashkisë së Tiranës, zotin Erion Veliaj, i cili ka kërcënuar të gjithë ata që guxojnë të parkojnë makinën keq. Në një postim në Instragram Veliaj kishte treguar makinën e cila realisht ishte parkuar gabim, dhe gjobën e vendosur. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi mesazhi që jepet (vetëm nga fotoja) është i drejtë. “Ta gëzosh super makinën, ta gëzosh dhe gjobën maksimale, meqë ke parkuar aty ku kalojnë nënat dhe fëmijët. Bëje përsëri nesër dhe e sheh zgupthi Benzin”, ishin fjalët e marra nga Instagrami i Veliaj.  Por ndërkohë ne kemi kërkuar në shumë rrugë të Tiranës, për makina të cilat janë parkuar keq dhe në fakt kemi gjetur me qindra. Këto të fundit  nuk kanë marrë as gjobë nga bashkia dhe as nuk kanë dalë në “Instagram”.  Me anë të fotove po ju tregojmë se shumë makina të shtrenjta apo të lira, të bukura apo të shëmtuara, të reja apo të vjetra thyejnë rregullat e qarkullimit dhe nuk dënohen nga bashkia. I lutemi bashkisë ta lexojë këtë lajm dhe të shohë fotot, dhe do të kuptojë që nuk bëhet shtet me një kërcënim në rrejtin social “instagram”. Fotot që po ju tregojmë janë shkrepur në “Rrugën e Barrikadave”,  të “Shkencat Sociale” dhe tek “Selvia”. Po presim që së shpejti në Instagramin e kreut të bashkisë, zotit Velaij, të publikohen foto të tjera që tregojnë dënimin e atyre që thyejnë rregullat, por këtë herë më shumë se ëkrcënime të kemi veprime reale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here