Braimllari: Fitore e sigurt në Kavajë me kandidatin Maskim Kona

0
206

Kandidati i LSI-së për Bashkinë Kavajë, Maksim Kona është prezantuar në strukturat e kësaj force politike në Kavajë. Prezantimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Gjatë fjalës së tij, Braimllari tha se Maks Kona përfaqëson vlerat më të mira intelektuale dhe qytetare të Kavajës. Ai shtoi se fitorja e LSI në Kavajë është e sigurt.

Statusi i Braimllarit në Facebook:

Dje në mbrëmje në Kavajë me Strukturat e LSI dhe kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, Maksim Kona. LSI do jetë forcë e parë në Kavajë. Maks Kona do jetë kryetari i ri i Bashkisë Kavajë. Kavaja ka nevojë për një njeri profesionist, të përkushtuar dhe me ideal për t’i shërbyer qytetit. Së bashku me Maksin do jemi në çdo shtëpi dhe në çdo lagje të Kavajës për të prezantuar planin tonë për zhvillimin e qytetit. Kavaja ka nevojë për projekte konkrete zhvillimi dhe punësim. Maks Kona përfaqëson vlerat më të mira intelektuale dhe qytetare të Kavajës. Me aftësitë e tij profesionale dhe me integritet do t’i shërbej çdo banori të Kavajës. #LSI #NjeShansPerTeGjithe #NjeShansPerKavajen ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here