Vuçiç në Bruksel: Ramush Haradinaj me siguri do të bëhet kryeministër

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë takimit të djeshëm që u mbajt në Bruksel në nivel Kryeministrash të Ballkanit Perëndimor ka thënë se kandidati për kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj me siguri do ta marrë këtë post.

Loading...

 

 

Vuçiç mendon se është mirë që Mogherini i ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim. “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj”, theksoi Vuçiç.

Ai tha se për Serbinë është shumë me rëndësi që “të ruajë qetësinë dhe stabilitetin”. “Kjo deklaratë duket si frazë e pakuptimtë, por para nesh gjendet një periudhë e vështirë”, theksoi Vuçiç, i cili mendon se “është gati e sigurt që Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës”. “Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi”, tha ai. Vuçiç pohon se “ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini takoi mbrëmë në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit. Një takim përgatitor për samitin e Triestes dhe shans për shqyrtimin e perspektivës evropiane./DW

Loading...

Lini nje pergjigje