VIDEO/ Samsung Galaxy S8 një zhgënjim, ja arsyeja

0

Zhgënjen Samsung Galaxy S8, i cili erdhi për herë të parë risinë e hapjes me anë të njohjes së syrit, çka do të ofronte një siguri maksimale për përdoruesit. Siguria e aparatit do të mundësohej, falë skanimit të irisit fillimisht.

Por ajo çka është zbuluar së fundi vë në dyshim sigurinë e ofruar. Chaos Computer Club, shoqata më e madhe e e hakerave në Evropë me qendër në Gjermani ka arritur të mashtruar sistemin e sigurisë së aparatit të telefonit Samsung S8 nga një foto dhe një lente kontakti.

Ekspertët e shoqatës arritën ta mashtrojnë me lehtësi telefonin. Për të provuar sigurinë e telefonit ekspertët zgjodhën një vullnetar duke përdorur irisin e tij për të skanuar S8. Mjaftoi një foto e realizuar me një kamer dixhital dhe një lente kontakti e vendosur mbi fotografinë për të manipuluar skanerin e irisit. Ekipi postoi një video që tregonte sesi smartphone S8 u zhbllokua kur skanoi syrin e rremë.

Samsung konfirmoi se ishte në dijeni të problemit, por tha se po bëhen testime rigoroze lidhur me skanimin e irisit për të parandaluar çdo përpjekje që do bëhet për të kompromentuar sigurinë e saj. Kompania deklaroi se do të përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur duke zgjidhur çështjen.

Lini nje pergjigje