Vakti i parë: Sa dini për mëngjesin?

0

Ka nga ata që në mëngjes kufizohen me një filxhan kafe, një pije të shpejtë te dera e shtëpisë, ndërsa të tjerë bëjnë ritin e vërtetë, duke i dedikuar kohë dhe kujdes mëngjesit.

Loading...

Vakti i parë, edhe pse ikën me të shpejtë, në çdo rast është i rëndësishëm, pasi fiziku vjen nga orët e natës dhe ka nevojë për energji për të përballuar ditën. E rëndësishme është të bëni mëngjesin e duhur për veten dhe stilin tuaj të jetës.

Aleate e linjave
Mëngjesi është një aleat i madh i atij që do të ketë në kontroll peshën trupore. Studimet e fundit tregojnë që të hash mëngjesin do të thotë të kesh energjinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin e mëngjesit, pa ju marrë uria para drekës dhe pa rënë në kurthin e mesvakteve.  Pra, të shpresosh se humb peshë duke shmangur mëngjesin e keni gabim, madje ekziston rreziku që brenda vitit të keni dhe 2-3 kile më shumë.

Mëngjesi ideal
Duhet të jetë i balancuar dhe të furnizojë rreth 20% të kalorive komplekse të ditës. Mund të provoni qumështi, apo kosin pjesërisht të skremuar, ndonjë biskotë të thatë, duke shmangur ato shumëkalorike, apo bukë integrale me marmelatë apo, mjaltë, çaj dhe kafe. Shumë të mira janë dhe frutat e stinës, por kujdes me lëngjet në konfeksion. Për ata që duan shijet e kripura mund të provojnë djathin e dobët, e të freskët me një fetë bukë integrale, apo një vazë kalsike. Për ata që kanë një aktivitet intens fizik mund të provojë dhe ndonjë kuadrat çokollate fondente apo muesli për më shumë energji.

Çfarë duhet të shmangni
Një kombinim klasik, sidomos për ata që hanë mëngjesin në një lokal, kapuçino dhe briosh. Për fat të keq nuk është një menu e shëndetshme, pasi brioshët janë të pasur me yndyrna të hidrogjenizuara, përmbajnë shumë kalori dhe kanë pak veti ngopjeje. Kujdes dhe me cornflakes, pasi shpesh kanë pak fibra dhe shumë sheqer, sidomos nëse kombinohen me çokollatën apo shije të tjera të ëmbla. Kontrollin gjithmonë konfeksionin për të parë vlerat energjitike, sasinë e sheqerit dhe nuk duhet ti kalojnë 300 kalori për 100 gramë.

Loading...

Lini nje pergjigje