Takimi me paritë e vogla,”Forca Rinia”: Sjelljet e Partisë Socialiste, jo korrekte

0
230

Ditën e djeshme Partia “Forca Rinia” pati ftesë për të marrë pjesë një tryezë të organizuar nga Kryeministri Z. Edi Rama për partitë e ish-koalicionit të majtë të regjistruara në zgjedhjet Parlamentare të qershorit 2017.

“Forca Rinia” iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe Kryetari i FRA Z.Dritan Broka mori pjesë në këtë tryezë. Në tryezë ishin të pranishëm rreth 17 parti aleate të Partisë Socialiste, të cilat janë regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Kryetari i PS kërkoi falje për mosrespektimin e marrëveshjeve me partitë aleate, gjithashtu propozoi që secila parti të dal në siglën e PS, sipas një formule që do të caktohej në ditët në vijim, të vlerësohen partitë sipas arritjeve që kanë dhe për dakortësinë për këtë propozim të Edi Ramës, partitë do të kthenin përgjigje ditën tjetër, pra sot. Theksojmë që nuk u arrit asnjë marrëveshje në atë tryezë, sikurse pretendojnë në një deklaratë për mediat z.Petro Koçi, z. Idajet Beqiri dhe z. Gjegji Koja, hedhim poshtë deklaratat e tyre.

“Forca Rinia” vlerëson si jo korrekte sjelljet e Partisë Socialiste.

Ne vlerësojmë se Partia Socialiste nuk i është përmbajtur asnjë pike të marrëveshjeve të mëparshme, Partia Socialiste kërkon ndihmën e aleatëve vetëm atëherë kur janë në vështirësi dhe më pas hedhin poshtë aleatët. Pikërisht kësaj here Edi Rama i kërkoi ndihmë aleatëve sepse i trembet rezultatit të ulët në këto zgjedhje. Kështu që për arsyet e mësipërme por edhe mospasjen e hapësirave për implementimin e idealeve e parimeve tona, “Forca Rinia” NUK i bashkohet Partisë Socialiste në zgjedhje.

Disa nga parimet e përbashkëta që më parë çuan në realizimin e marrëveshjes politike midis “Forca Rinia” dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale, parime të cilat u premtuan dhe më pas nuk u realizuan nga Socialistët janë: Ndalimi i importit të plehrave( i realizuar dhe më pas i kthyer prapa) , ndalimi i koncesioneve dhe rishikimi i kontratave aktuale koncesionare, mos rritja e taksave, mbështetja e rinisë dhe punësimi i tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here