Ruli flet për tërheqjen nga politika: T’i lëmë hapësirë të rinjve

0
166
Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me Koncesionet e dhena nga qeveria Shqiptare dhe Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker Genc Ruli, enters in a parliamentary session.

Katër herë ministër dhe pesë herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën Partinë Demokratike, Genc Ruli duket se i mbyll me kaq hesapet me politikën. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kështu emri i Rulit pritet të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të PD.

Shkak për vendimin, sipas Rulit është për t’i lënë hapësirë të rinjve, pasi për të, politika ka nevojë për figura të reja.

“E kam thënë edhe më herët që nuk do të kandidoj. Largohem nga Kuvendi, t’i lëmë hapësirë të rinjve. Politika shqiptare ka nevojë për figura të reja”- është shprehur Ruli në prononcimet e këtyre minutave për mediat.

Gjithashtu, Ruli ka deklaruar se arsyet e tërhejes së tij nga politika do t’i bëjë të1% ditura në një moment tjetër.

Kështu emri i Rulit pritet të mos jetë as në listat e kandidatëve për deputete

Një muaj më parë Ruli deklaroi se nuk e kishte ndarë mendjen nëse do vazhdonte karrierën politike apo do të tërhiqej përfundimisht

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here