Rama takon Donald Trump, e konfirmon kongresmeni amerikan: Ja çfarë biseduan

0
306

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në Samitin e NATO-s në Bruksel dhe këtë e dëshmon Kongresmeni amerikan Matt Gaetz.

 

 

Në një letër, që mban datën e sotme, kongresmeni Gaetz shpreh kënaqësinë për takimin mes Trump dhe Ramës, duke e vlerësuar kryeministrin shqiptar si një lidership të madh që po e afron vendin drejt BE-së.

“Jam i lumtur për takimin mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë tek Shqipëria në luftën kundër ISIS. Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, dua të përgëzoj kryeministrin Rama për reformat që qeveria e tij ka ndërmarrë. Reforma në drejtësi, mbetet një nga arritjet kyçe të qeverisë Rama, sepse ndihmon popullin shqiptar dhe të gjithë rajonin. Kryeministri Rama ka treguar një lidership të madh në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe drejtimin e vendit më afër Bashkimit Europian”, shkruhet në letrën e kongresmenit amerikan.

letra e kongresmenit

Burime nga Kryeministria konfirmojnë për “News 24″ se ka pasur një bisedë të shkurtër mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Biseda mes Trump e Ramës është përqëndruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here