Standard.al

LSI vendim surprizë, del me kandidatin e saj për bashkinë e Kavajës

0

Zhvillime interesante po sjellin zgjedhjet e 25 qershorit. Pas pazarit Rama-Basha për zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të tyre politik, të paprecedent, që nuk lejuan koalicionet partiake, ku Kodi Zgjedhor e ka të ligjshme, tashmë po shikojmë konfiguracione dhe “koalicione” parimore.

Krahas zgjedhjeve parlamentare me datë 25 maj do zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kavajës. Janë regjistruar PD dhe PS, dhe sonte në darkë LSI-ja shpalli kandidatin e saj për këtë bashki. Eshtë Maksim Kona, Doktor i shkencave inxhinerike, i diplomuar në Torino, i cili do jetë kandidati për kryetar bashkie në Kavajë. Një njeri me shumë personalitet dhe që do konkurojë përballë PS dhe PD. Gara tashmë është ndezur fort.

LSI e ka dërguar emrin e tij në KQZ dhe tashmë Kavaja do ketë tre kandidatë për kryetar bashkie. Me sa shikohet beteja elektorale mes PS, LSI dhe PD do jetë spektakolare në Kavajë. Ka informacione që flasin, nën zë, se pjesë e marrëveshjes Rama-Basha mbetet që bashkia e Kavajës ti kthehet PD-së, duke bërë thirrje nën zë nga PS-ja, socialistëve, që të votojnë “për hir të stabilitetit”, pra kandidatin e PD. Kjo skemë prishet nga dalja në skenë e kandidatit Maksim Kona, ku tashmë tashmë qytetarët e Kavajës duhet të zgjedhin mes njeriut për veten e tyre dhe emrit-pazar-pakt mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Jetëshkrimi i kandidatit të LSI në Kavajë

Maksim Kona ka lindur me 28 prill 1958 në qytetin e Kavajës. Në vitin 1989 ka përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Në karrierën e tij, Kona ka është realizuar i shumë projekteve në Shqipëri dhe Itali në fushën e ndërtimit.

Kona wshtw i specializuar nw projektimin dhe zbatimin e Ndwrtimeit tw Rrugwvw dhe veprave tw artit, ndërtimet industriale dhe ndërtimin e hidrocentraleve.

Deri në vitin 1989 Kona ka punuar si projektues në institutin e materialeve të Ndërtimit në Tiranë. Pas vitit 1991 ai ka nisur të punojë për kompani të njohura italiane në fushën e ndërtimit. Deri në vitin 2008, Maksim Kona ka punuar në kompani të njohura italiane në fushën e projekteve duke arritur nivelet më të larta të drejtimit.

Në vitin 2009 dhe në vazhdim emërohet Drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Bashkinë e Kavajës.

Në karrierën profesionale ka më shumë se 35 projekte të rëndësishme urbane dhe industriale që mbajnë firmën e inxhinierit Maksim Kona.

Kona është një nga inxhierët që tërësisht me iniciativën personale ka kryer mjaft studime dhe projekte për zhvillimin e zonës së Kavajës.

Kona njeh shumë mirë gjuhën italiane dhe atë angleze.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.