Standard.al

Dy Fake News të mediave të Ramës – Ku është takimi Trump-Rama? Ja e vërteta…. (FOTO)

0

Nuk ka asnjë takim mes tyre, nuk ka asnjë shtrëngim duarsh e jo më bisedë. Këtë e tregojnë fotot, videot e transmetuara gjatë gjithë ditës.

Ish-kongresmeni qe pretendon se Rama – Trump janë takuar, nuk dihet se nga e ka gjetur këtë informacion, pasi nuk është as në samitin e NATO-s në Bruksel, por ndodhet në Florida.

Amerikane Matt Gaetz që prej 2016 nuk është më Kongresmen i SHBA. Pra, kemi të bëjmë me dy Fake News të shpërndara nga Endri Fuga në mediat besnike. E para Gaetz është ish-Kongresmen dhe takim të Trump me Ramën nuk ka patur, shkruan syri.net.

Nëse do të kishte, propaganda e zyrës së shtypit në Kryeministri do të nxitonte të nxirrte fotot e takimit Rama-Trump. Por e vërteta është ndryshe. Foto që po qarkullon në mediat shqiptare pranë qeverisë, është pikërisht takimi i Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras.

Është Kryeministri grek që po bisedon me Donald Trump, kurse aty pranë është edhe kryeministri Rama duke biseduar me Presidenten kroate. Kjo foto është publikuar në Twitter nga vet Kryeministri Tsipras, i cili e shoqëron me diçiturën: “Sot kisha kënaqësinë të bisedoja me Presidentin e SHBA Donald Trump në Samitin e Brukselit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.