Dje refuzoi thirrjen e aleatit të Ramës për tu tërhequr nga gara, sot takon kreun e LSI

0
163

Kreu i PDS-së, Paskal Milo do të takohet me kryetarin e LSI-së, Petrit Vasili sot, një ditë pasi refuzoi thirrjen e aleatit të Ramës, Petro Kooçit të PSV 91 për tu tërhequr nga gara në zgjedhjet e 25 qershorit.

 

 

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të LSI-së, sipas së cilës takimi mes të dyve do të zhvillohet sort në orën 10:00. “Kryetari i LSI, z. Vasili ne oren 10:00 pret Kryetarin e PDS, z. Paskal Milo tek LSI. Pas takimit ka nje konference te perbashket per media”.

Një ditë më parë, në takimin me kreun e PS-së, Rama, ku munguan Gjinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS-në.

Pas thirrjeve, Paskal Milo deklaroi për BalkanWeb se ishte i hapur per bisedime, por kishte një apel për Ramën: “Ne nuk na ka ftuar njeri. Këtë takim nuk e realizojnë partitë e vogla. Ne s’jemi ftuar. Petro Koçi nuk është regjistruar si parti, s’ka si të tërhiqet si parti. Faleminderit Petro për thirrjen që bën, por më duket se ke marrë pozitat e mercenarit, nuk është e nevojshme që të tërhiqesh ti. Rama nuk duhet të më bënte thirrje të tërhiqem përmes të tretëve. Ne kemi identitetin tonë, politikat tona. Nuk mund të kthehemi në shërbëtor të dikujt që kërkon pushtet, dhe nuk ndajnë qeverisje në një kohë që s’kanë bërë asgjë. Do i bëj thirrje mbështetëseve të mi do i mbledh sot dhe do mundohemi të fitojmë në këto zgjedhje 1 mandat deputeti”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here