DETAJE/ Vdekja e 2 shqiptarëve në Itali, çfarë gjeti policia brenda çantës së një prej viktimave

0

Mediat italiane zbulojnë të tjera detaje mbi vdekjen e dy të rinjve shqiptarë të gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në Acquasanta në qytetin e La Spezia. Viktimat janë shqiptari Fabiol Kyçyku, 19 vjeç si dhe shoku i tij i cili mendohet se është gjithashtu shqiptar, por identiteti i tij ende nuk dihet.

Loading...

 

 

Policia ka gjetur pranë trupave të dy viktimave një çantë shpine brenda të cilës kishte pajisje te ndryshme, mes të cilave 11 kaçavida, dorezë druri, një thikë, një shufër hekuri si dhe dorashka të cilat dyshohet se janë përdorur për grabitje, raporton lanazione.it.

Gjithashtu një banore e zonës ka dëshmuar se ka dëgjuar alarmin e një vile gjatë natës, çka rrit dyshimet se dy shqiptarët mund të kenë tentuar të grabisin, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë detaj. “Ra alarmi dhe u afrova te dritarja. Aty pashë hije njerëzish afër hyrjes, më pas pashë një njëri që u largua me shpejtësi”- ka thënë dëshmitarja në polici.

Dyshohet se dy të rinjtë kanë rënë aksidentalisht nga një lartësi rreth 40 metra nga rruga bregdetare që çon në zonën e “Cinque terre” dhe në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake 2 të rinjtë kishin 3 ditë që kishin vdekur. Familja e 19-vjeçarit shqiptar që jeton në lagjen ‘Chiappa’ kishte denoncuar zhdukjen e djalit të tyre edhe në një emision televiziv ne RAI3.

Fabiol Kyçyku kishte ardhur në Itali 3 vite më parë, ndërsa punonte si mekanik. Herën e fundit ai ishte parë së bashku më mikun e tij mbrëmjen e 21 majit dhe më pas ishin zhdukur. Vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Lini nje pergjigje