Atentati me zarfin bombë, çfarë bëri ish-kryeministri grek brenda makinës për t’i shpëtuar vrasjes (FOTO)

0
295

Ish-Kryeministri i Greqisë Lukas Papademos ka rënë pre e një atentati me eksploziv pasditen e sotme në Athinë. Në momentin që ai ishte brenda makinës së tij Mercedec-Benz, pati një shpërthim ku mbeti i plagosur në bark dhe në këmbë ish-Kryeministri dhe shoferi i tij.

Mediat greke raportojnë se Papademos sapo hapi një zarf ndodhi shpërthimi. Në këtë zarf kishte lëndë shpërthyese, por nuk dihet ende sasia e saktë. Dritaret e makinës së ish-Kryeministrit grek janë antiplumb dhe nuk u thyen, por u hapën jastëkët e ajrit për shkak të makinës. Raportohet se Lukas Papademos është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Makina ka qenë në lëvizje në momentin që ish-Kryeministri i Greqisë hapi zarfin dhe ndodhi shpërthimi. Forca të shumta policore rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimet. Paraprakisht ky rast po trajtohet si sulm terrorist nga një organizatë ekstremiste në Greqi, e cila më parë ka kryer edhe sulme të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here