Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt, ka takuar sot kryetarin e ri të Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Klement Zgurin, në zyrën e këtij të fundit.
Gjatë këtij takimi, mësohet se Zguri shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm me OSBE-në. Ndër të tjera, Zguri informoi ambasadorin mbi përgatitjet dhe masat e marra për procesin zgjedhor të datës 25 qershor 2017.
Ndërsa ambasadori Borchardt i tha Zgurit që OSBE do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike dhe bashkëpunim për përmbushjen me sukses të misionit të KQZ-së.