A do të takohet sot Rama me Donald Trump ?

0
243

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku bashkë me 5 kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë pasur një darkë mbrëmjen e djeshme me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogherini.

Ndërsa ditën e sotme, kryeministri ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ disa foto me të 6 kryeministrat e Ballkanit, ndërsa ka bërë të ditur se takimi do të vijojë ditën e sotme me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.

“Vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, – ka shkruar Rama në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”.

Ajo që pritet me interes është shtrëngimi i duarve mes Ramës dhe Trump, duke pasur parasysh deklaratat e forta të kryeministrit tonë për këtë të fundit para se ai të bëhej president SHBA-së.

Statusi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here