Sulmi terrorist në Manchester, mijëra qytetarë mbajnë homazhe në kujtim të 22 viktimave

0
152

Disa orë pas sulmit më të fortë në historinë e Manchesterit, banorët e këtij vendi kanë mbajtur homazhe në kujtim të 22 personave që humbën jetën, teksa kishin shkuar në koncertin e këngëtares amerikane, Ariana Grande, por nuk u kthyen më kurrë në shtëpinë e tyre.

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/2331109500282118/

 

 

Agjencia e lajmeve BBC shkruan se Manchesteri është një qytet që karakterizohet nga pozitiviteti dhe mijëra njerëz u bashkuan për të shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të 22 personave të pafajshëm, përfshirë adoleshentë dhe fëmijë.

“Dashuria mbi urrejtjen, ky është mesazhi”, është shprehur një grua e pranishme në homazhe.

Ata kanë mbajtur 5 minuta heshtje në nder të viktimave.

Kryetari i Bashkisë së Manchesterit, gjatë fjalimit të tij, ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj terrorizmit, fjalim që u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit.

Sakaq, alarmi nga kërcënimi terrorist në Britani është rritur në nivelin “kritik”, çfarë do të thotë se mund të ndodhin të tjera sulme. Kryeministrja Theresa May, ka deklaruar se do të dërgohet personel ushtarak për mbrojtjen e zonave kyçe, ku rrezikshmëria mund të jetë më e lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here