Shoku përleshet në rrugë, futbollisti i Manchester City ndërhyn brutalisht për t’a mbrojtur (Video)

0
237

Mbrojtësi i klubit anglez të Manchester City, Jason Denayer, është përfshirë në një sherr në mëngjesin e ditës së dielës duke lënë një person pa ndienja.

 

 

Siç tregon edhe video, Denayer ishte në fillim një spektator, ndërsa dy burra po përlesheshin në rrugët e Brukselit, por 21-vjeçari vendos të ndërhyjë kur të dy ata përfundojnë të shtrirë.

Pas sulmit vandal, futbollisti shpjegon se nuk kishte për qëllim të godiste asnjë, por ky akt i shëmtuar erdhi si pasojë për të mbrojtur shokun e tij. Personi që u godit nga Denayer mori plagë të rënda duke përfunduar pa ndjenja, raporton “Daily Mirror”.
PAY-Jason-Denayer
Lojtari e mbylli këtë sezon i huazuar tek Sunderland, por është rikthyer tek Manchester City pasi “macja e zezë” zbriti një kategori më poshtë.

Për shtypin belg, “Sudpresse”, Denayer u shpreh: “Isha duke shkuar në makinën time kur dëgjova një mik duke bërtitur. Pashë se shoku im ishte në rrezik dhe duhej të ndërhyja.

U përgjigja instiktivisht. Qëllimi im i vetëm ishte të mbroja mikun tim.”

Agjenti i Denayer mbrojti gjithashtu veprimet e lojtarit.

“Reagimi i tij mund të perceptohet si agresiv, por është e qartë se ishte veprim mbrojtës. Ajo që nuk shihet në video është se personi që merr goditjen është duke rrahur shokun e Jasonit për vdekje. Dhe për të mbrojtur mikun e tij, Jason donte ta ndalonte dhunën.

Ai kishte dy ditë pushim këtë fundjavë, me lejen e klubit të tij, ai vendosi të dilte me shokët e tij më të mirë. Kur ata u larguan nga klubi, gjërat nuk shkuan mirë. Jason ishte duke ecur drejt makinës së tij, pak më poshtë rrugës, kur papritur dëgjoi shumë zhurmë.

Kur u kthye, pa që shoku i tij ishte kapur në një përleshje, Jason thirri dhe thirri për të ndaluar sherrin, por pa asnjë efekt, vetëm kur e pa se shoku i tij ishte me të vërtetë i rrahur, ai vendosi të reagonte. Është e vërtetë se ai ka shkelmuar dikë, por ishte një reagim mbrojtës.

Jason nuk kishte ndonjë keqdashje në të.”

E ardhmja e Denayer duket të jetë larg Manchester City, megjithëse De Preter pretendon se ai do përfshihet në planet afatgjata të klubit.

“Nga një bisedë me Manchester City kohët e fundit kam zbuluar faktin se klubi ende sheh një të ardhme me të. Sezoni i ardhshëm ndoshta do të jetë me një huazim tjetër që ai mund të fitojë përvojë shtesë”, shtoi De Preter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here