Listat e kandidatëve, Basha takohet me koordinatorët/Ditë intensive…

0
367

Një ditë intensive, e ka cilësuar kreu demokrat Lulzim Basha, ditën e sotme, ku pritet që opozita të përcaktojë kandidatët e saj për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit.

Basha ka pritur Kryetarët e Grupeve të Punës të ndarë sipas qarqeve në lidhje me verifikimet që kanë kryer me strukturat partiake në bazë për propozimet e kandidatëve për deputet. Paralelisht PD po verifikon përmes një Komisioni të Posaçëm të dhënat e çdo kandidati, për të shmangur në këtë mënyrë çdo problematikë që ka lidhje me ligjin e dekriminalizimit.

Ndërkohë nuk dihet sesi do të veprohet me Kryetarët e partive parlamentare që janë në aleancë me PD-në, nëse ata do të hyjnë në listat e kandidatëve të kësaj partie, apo do të garojnë më vete.

Gjatë ditës së sotme, i vetmi që ka pasur një takim me kreun demokrat, mësohet se ishte kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here