Zërat brenda PD-së: Basha do kandidojë në Elbasan

0
282

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të kandidojë në Elbasan. Pikrisht në qytetin ku 8 vite më parë theu rekordin historik duke i dhënë PD-së 7 deputetë.

Sipas newsbomb, kreu i demokratëve ka zgjedhur të kandidojë në Elbasan si i pari i listës. Pas tij, pra i dyti në listë do të jetë deputeti aktual i PD-së, Luçiano Boçi.

Strukturat e PD-së në Elbasan kanë nisur menjëherë punën dhe po angazhohen maksimalisht në mënyrë që rezultati në qarkun ku kandidon vetë kryetari mos jetë zhgënjyes.

Lajmi është mirëpritur nga demokratët e Elbasanit duke i dhënë zemër mjaft demokratëve, madje edhe atyre që po tregonin shenja hezitimi në këto zgjedhje.

Por ardhja e Bashës në Elbasan bën bujë për faktin se në këtë qark pritet të ndodhë përplasja fatale për shkak të emrave të partive të tjera që kandidojnë aty.

Kështu Basha këtë herë do të jetë përballë Taulant Ballës nga PS, Monika Kryemadhit nga LSI dhe Aqif Rakipit të PDIU.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here