Vdes një grua në Klinë, përdori dezinfektues të fortë gjatë pastrimit

0
209

Një grua në Klinë të Kosovës dyshohet se ka vdekur si pasojë që ka përdorur disa dezinfektues të fortë gjatë pastrimit.

Policia e Kosovës ka informuar se në fshatin Bokshiq të Klinës, një burrë (dëshmitari) ka raportuar se gruaja e tij gjersa ka qenë duke pastruar me preparate dezinfektuese është helmuar dhe ka vdekur.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thotë Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here