Sekuestrohen 3 thasë me kanabis në Mat, autori arratiset në pyll sapo pikas policinë

0
153

Policia e Matit ka sekuestruar 27 kilogram kanabis, në kuadër të operacionit “Liqeni’, ndërsa është arrestuar një person. Lënda narkotike ishte e futur në 3 thasë plasmasi dhe u kap në vendin e quajtur ‘Karicë’ në Mat.

 

 

Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do ti kalojnë për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here