Problematika/ Cilët janë shkaktarët më të mëdhenj, të ndotjes së lumenjve dhe ujërave në Shqipëri?

2
8090

 

“Situata me urtat në Shqipëri është shumë keq, pasi dhe ndotësit janë të shumtë duke filluar që nga mbetjet urbane, por edhe derdhjet e rafinerive të naftës”

Ujërat sipërfaqësore në të cilat përfshihen lumenjtë, me degët e tyre, dhe detet kanë probleme të shumta të cilat vijnë nga shkaqe nga më të ndryshme. Ndotjet shkaktohen nga mbetjet urbane dhe nafta. Ndotjet janë shumë të mëdha, por askush nuk ja di vlerën ujit i cili është burimi më i madh i jetës. Sipas studimeve, uji është vital për njerëzit dhe të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës: 96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull. Vetëm 2.5% e ujit të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë, afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë furnizohen nga burimet natyrale ujore.

Ndotja urbane

Lumenjtë kanë ndotjen më të madhe nga të gjithë ujërat e tjerë tokësor. Pasi shtimi i mbetjeve nga mbipopullimi në qytete. Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha.  Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të preftë dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit. Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Vërshimet nga rrugët përmbajnë varja gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat. Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përbërjen e tyre një sasi shumë të vogël të oksigjenit të tretur, si dhe një nivel të lartë të ndotësve, të tillë siç janë bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere të tjera. Edhe në kanalizimet e trajtuara mire mund te këtë sasi të lartë të nitrateve. Ujërat nëntokësore dhe ato sipërfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike, rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qëllimshme të substancave të rrezikshme. Më i ndotur rezulton se është bregdeti i Adriatikut dhe një pjesë e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat dashje pa dashje grumbullohen në det dhe kjo bën që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane filluar të zhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellë ndotje të vazhdueshme të ujërave dhe rërës në këto zona. Buzë lumit, pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij gjenden mbetje urbane. Shkumbini mbledh mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit vërehen mijëra ton mbetje.

 Masakër në Shkumbin dhe në Kir

Kudo nëpër shtratin e këtij lumi gjenden mbeturina që përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për ujin por edhe për banorët e qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e qytetit nuk grumbullohen me në vendin e caktuar por shkarkohen të gjitha në brigjet e lumit. Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar varësinë e saj nga të dyja problemet: ndotësit dhe sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për këtë duhet të riciklohen ndotësit para se ata të kontaminojnë tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi i ndotjes në zonat urbane është kryesisht një detyrë e publikut. Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave. Sensibilizimi është një mënyre efektive për të marrë mesazh të gjithë.

Ndotja nga nafta

Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare por dhe ato lumore me mjete transportuese të naftës në rast të avarive, ose duke shpërlarë mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve. Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detyrave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.

Situata në Fier

Mbetjet hidrokarbure që dalin nga shfrytëzimi i nëntokës në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës vazhdojnë të shkaktojnë një dëm të madh ekologjik në rrethin e Fierit. Sipas informacioneve dhe studimeve që janë zhvilluar deklarohet se dy kompanitë e nxjerrjes së naftës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë shkaktojnë mbetje hidrokarbure në kolektorin e Roskovezit, i cili pasi përshkon një rrugë prej më shumë se 30 km derdhet në bregdetin e Semanit.

Kohët e fundit ndotja e kolektorit është rritur më shumë si pasoje e derdhjes pa kriter të mbetjeve hidrokarbure. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në tokat bujqësore që përshkon kolektori i Roskovecit në të gjithë gjatësinë e tij prej 30km. Ura e Hoxharës në Topojë të Fierit është kthyer në vend për grumbullimin e mbetjeve hidrokarbure që vijnë nga zonat naftëmbajtëse të Ballshit dhe Patosit. Të dhënat e fundit bëjnë fjalë për më shume se 1 ton mbetje hidrokarbure të derdhura në kanalin e Roskovecit. Por autoritetet lokale që duhet të menaxhojnë këtë zonë kanë deklaruar se e kanë të pamundur të kryejnë pastrimin e kanalit dhe te parandalojnë ndotjen e zonës. Ndotet me solar gjiri i Zvërnecit në Vlorë. Kanë qenë pushuesit që kanë konstatuar këtë problem. Sipas tyre bregu i detit ka marrë ngjyre të kuqe ndërsa ndihet ere naftë në të gjithë bregdetin. Këto ngjarje dhe shkaktimi i ndotjes ndikojnë direkt te pushuesit qe frekuentojnë këtë zonë. Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja. Kjo bëhet në disa mënyra: me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit,  me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë, me ndërmarrjen e masave të posaçme të pastrimit, me montimin e instalimeve të veçanta për spastrimin e ujërave efluente, me ndalimin e plotë të shpëlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët. Gjithçka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë. Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnë kushtet fizike dhe kimike. Me këtë rast paraqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i biodiversitetit.

…………………………………………………………………………………………………………………..

Problemi sjell problemin, mbeturinat e lumenjve derdhen të gjitha në det

 Shumë nga lumenjtë që kanë ndotje të lartë si shkarkim të tyre kanë detet. Kj gjë sjell një transportim nga lumenjtë në dete, duke përhapur më shumë ndotjen dhe duke sjell pasoja negative si në ekologji ashtu edhe në turizëm. Pjesa më e ndotur është pjesa e Veriut deri në Shqipërinë e Mesme, pasi aty dhe ndotja është shumë e madhe lumenjve. Një nga zonat më të ndotura në Shqipëri është zona e Gotullës, ku papastëria është ne nivele alarmante si pasoje e mbeturinave që derdhen në këtë plazh nga prurjet e lumenjve Droje dhe Ishëm. Ndotja e lartë e mjedisit duket se po venit këtë zone të virgjër, e cila prej kohesh nuk ka njohur qoftë edhe një ndërhyrje të vetme nga instancat përkatëse. Mungesa e rrugës automobilistike, shpërthimet e dinamitit ne det, mbledhja e paskrupullt e mbeturinave të ardhura nga Lana, por edhe gjithë zona e Fushë Krujës, bën që me të drejte turizmi në këtë zone të mos ekzistojë. Të vetmit banorë janë peshkatarët të cilët deklarojnë se për vite me radhë kjo zonë ka akumuluar mbeturina të sjella nga lumenjtë, ndërkohë që niveli i ndotjes vazhdon të rritet nga dita në ditë. Në një kohë kur në Shqipëri flitet për promovimin e vlerave turistike dhe vënien e tyre në shfrytëzim, një realitet i hidhur vjen nga i ashtuquajturi plazhi i Gotulles, që deri më sot nuk ka patur kurrë vëmendjen e duhur për shfrytëzim, ç’ka do të ndikonte në mënyre direkte jo vetëm në shtimin e plazheve në axhendat turistike që mund të ofrojë vendi ynë, por edhe në gjendjen ekonomike të banorëve të saj.

Pastrimi para një muaji

Në plazhin e Gotullës, Bashkia e Kurbinit nisi pastrimin e vijës bregdetare, dikur ndër më të frekuentuarat. Sot kjo zonë prej vitesh e ka humbur funksionin duke u shndërruar në vendgrumbullim mbetjesh. Me pastrimin e plazhit, banorët thanë se zona bregdetare e Adriatikut do të frekuentohet nga turistët. Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Kurbin. Bashkia ka kontraktuar një firmë pastrimi dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e kësaj zone turistike të harruar në bregdetin e Adriatikut. Deri tani janë larguar tonelata mbeturinash, ndërsa paralelisht po punohet dhe në plugimin e rërës.

…………………………………………………………………………………..

  Pasojat negative të ndotjes

 Stepja e turistëve për të vizituar vende të bukura në afri të lumenjve

Përveç pasojave ekologjike ndotja e lumenjve sjell edhe probleme të tjera në ekonomi. Ndikimet negative nga ndotja janë të shumta, por më kryesori është turizmi. Kjo gjë ndodh pasi shumë prej të huajve apo edhe e vizitorëve vendas nuk kanë më dëshirë që të viziotojnë një vend i cili është i ndotur. Prandaj ndotja e lumenjve ndikon negativisht tek të gjithë ata që shikojnë një vend i cili nuk është i pa rregulluar dhe i ndotur. Sa herë bien shira e lumenjtë fryhen, këta të fundit nxjerrin në sipërfaqe mbeturina të qyteteve apo fshatrave afër tyre, që derdhen në lumenj. Në rastin më tipik, ato ngecin anë shkurreve buzë lumenjve, duke shkaktuar kilometra të tëra me pamje të pakëndshme. Mos pastrimi i shtratit të lumenjve dhe hedhia e mbeturinave pa kriter bën që situata të bëhet shumë e rëndë. Ndërsa pjesa që mbetet ka si pikë fundore detet, duke i ndotur edhe ato, duke shkaktuar një ndotje edhe më të madhe. Por ata që kanë një biznes anë lumit, po i pastrojnë vetë brigjet por përsëri nuk ja dali dot, pasi sasia e mbetjeve është shumë madhe dhe prurjet që vijnë nga shiu shtohen në çdo rast. Kjo gjë bën që shumë nga bizneset që janë afër lumenjve të mbyllen, pasi nuk kanë shumë shitje, pasi klientët zhgënjehen nga pamja dhe nga aroma që u servilet. Por ka dhe nga ata turistë që marrin informacion paraprak dhe nuk marrin fare mundimin për të shkuar për vizitë në një breg lumi, të cilin e din që nuk ofron asgjë. Nga institucionet e shtetit nuk ka shumë investime për mirë mbajtjen e lumenjve dhe kjo gjë sjell një ulje të madhe të turistëve e cila konvertohet në një ulje akoma më të madhe ne ekonomi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here