Ofertë ëndrrash për Cikalleshin, e kërkon kampionia. Pagë 1 mln dollarë në sezon

0
214

Lëvizje surprizuese raportohen nga Turqia.

Futbollisti shqiptar Sokol Ciaklleshi që aktualisht luan për Akhisar Belediyespor në kampionatin turk shumë shpejt pritet të ndryshojë destinacion dhe jo vetëm kaq, por për shërbimet e 26-vjeçarit interesohet kampioni në fuqi, Beshiktashi.

Një sezon që nisi me shumë probleme për Cikalleshin i cili u detyrua të braktisë Bashakshehir në merkaton e janarit për shkak të minutazhin të vogël dhe më pas gjetja e formës optimale në javët e fundit kur sulmuasi e përmirësoi ndjeshëm raportin me portën e kundërshtarit.

“Super Sport” raporton se gjithçka lidhet me transferimin përfundimtar të Pektemek nga Beshiktash te Istanbul Bashakshehir që ka edhe kartonin e Cikalleshit. Ndërmjet dy klubeve po mendohet një shkëmbim mes lojtarëve pasi Beshiktash pëlqen shumë futbollistin shqiptar.

Për vetë lojtarin kavajas mësohet se po negociohet një ofertë 4-vjeçare me një pagë prej 1 mln dollarësh në sezon.

Nëse kjo marrëveshje do finalizohej, atëherë kjo do ishte një hap gjigand i vetë lojtarit i cilit do t’i duhet të luftojë për një vend titullari me futbollistë si Abubakar, Babel, Tosun, apo Demba Ba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here