Deklarata e Llallës: Rama do kandidonte të inkriminuar edhe në 25 Qershor

0

Edhe në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri Edi Rama do të kandidonte sërish persona që kishin probleme me ligjin. Deklarata vjen nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla që rrëfeu për gazetarët se lista e deputetëve të PS ishte pastruar nga prokuroria, para se të bëhej publike.

Loading...

“Rama na e solli paraprakisht listën dhe ne kostatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminalizimit. Këto individë kemi konstatuar se nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të kandidatëve” u shpreh kryeprokurori në një komunikim me gazetarët.

Llalla nuk dha emra konkretë se kush ishin kandidatët për deputetë që u pastruan nga verifikimi i prokurorisë.

Në deklaratën për mediat, Adriatik Llalla konfirmoi se kanë nisur verifikimet edhe në vendin tonë për persona që morën pjesë në grushtin e shtetit në Turqi. Informacione konkrete janë dhënë nga prokurori turk që ishte për një vizitë në Tiranë dje.

“Ka dyshime që në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi gjatë vitit 2016. Po bëjmë verifikime. Do hetohen edhe biznese. Prokurori turk na ka vënë në dispozicion informacione konkrete” u shpreh prokurori.

Loading...

Lini nje pergjigje