Damiano ‘plas bombën’, provon se 4 prej banorëve të ‘BB’ kanë thyer rregullin themelor

0
167

Damiano ishte një nga banorët më të përfolur të ‘Big Brother Albania’ i cili u përjashtua nga ky format për shkak të thyerjes së disa rregullave sipas produksionit, ai i kishte treguar personave të tjerë se do të merrte pjesë në këtë lojë (gjë e cila nuk lejohet) si dhe kishte një të dashur jashtë ndërkohë që të njëjtat rregulla kërkonin që banorët të ishin single.

Pavarsisht të gjithave, banori u përjashtu bashkë me parnteren Armela, por duket se ai po mban të njëjtën vëmendje pas vetes po aq sa edhe kur ishte në shtëpi. Damiano u ‘justifikua’ tek produksioni duke thënë se çdokush nga banorët e tjerë do i thonin familjarëve dhe miqve të ngushtë se ishin përzgjedhur në këtë format duke mos e konsideruar si thyerje rregullash.

Produksioni e përjashtoi atë jo vetëm nga loja, por edhe nga e drejta për të dalë në Top Media. Sot, Damiano ka postuar atë që mund të quhet një provë e pakundërshtueshme se 3 prej banorëve aktualë dhe një i eleminuar, kanë thyer një nga rregullat themelor sipas së cilit konkurrentët nuk duhet të njihen me njëri-tjetrin.

“Njifen gje keta ? Ciao , nuk merrem me me ju. Dhe boll ja mbyllet gojen dhe veshin publikur me pallavraaa. Eshte 2017 koha kur cdo njeri flet , ku ma keni demokracin ?  Gjithsesi, tju kete bere mire dreka. Te tjerat spo i nxjerr ske ska me sens, as kuptim. Vazhdojme perpara me projkete. Aaaaaaaaa mos harroniiijj hajde dhe me thoni qe kjo eshte fotoshoopp”, shkruan ai nën foton ku duket në të njëjtën tavolinë, Olsi, Fiorentina, Musai, Denisi tashmë i eleminuar dhe një vajzë tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here