Berisha: Votuam një marrëveshje shumë të mirë, Rama mbyti varkën në det dhe doli vetë në breg

0
206

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në studion e gazetares Eni Vasili në Neës24 për votimin e qeverisë teknike të drejtuar nga Edi Rama.

“Nuk e kisha menduar të votoja një qeveri “Rama”. Megjithatë u ndjeva i kënaqur sepse ishte kurorëzim i marrëveshjes. Një protestë e gjatë, por e rrallë, paqësore dhe civile solli këtë marrëveshje.

Mos harroni se duke vlerësuar marrëveshjen unë mund të them se Rama më ngjiste me kapitenin që i ishin mbytur gjemitë. Ai kishte marrë një varkë për të dalë në breg. E humbi edhe atë varkë dhe shpëtoi vetëm për vete në breg.

Marrëveshja ishte një arritje personale e Ramës. “Shpëto atë që mundesh” thonë francezët. Ai nuk hyri në histori si njeriu që do të bënte zgjedhje moniste.

Është e vërtetë që Rama mbeti kryeministër. Është e vërtetë që zgjedhjet nuk u shtynë, por paketa McAllister u dyfishua. Unë nuk e quaja të favorshën zgjedhjet në korrik” – tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here