“Ahmetaj djeg dokumentet kompromentuese në bodrumet e ministrisë?”

0
218

Ministri i Financave deri dje, Arben Ahmetaj, duket se  para largimit nga detyra ka zhdukur dokumentet kompromentuese nga institucioni që ai drejtoi për afro 4 vjet. Një punonjës i ministrisë së Financave, që nuk identifikohet, ka shkruar në rrjetet sociale se në bodrumet e këtij dikasteri janë djegur kuti të tëra me shkresa para ardhjes së ministres së re, Helga Vukaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar faktin duke i vënë Ahmetajt, epitetin Zho-Zho. “Ish ministri Zho- Zho djeg dokumenat e ministrisë. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!- shkruan Berisha.

“23/05/2017, 10:08:40:

Miremengjes Doktor, sa me derguan mesazhin me poshte nga staf i ministrise se financave:

Punonjes te ministrise se financave qe ne oret e para te mengjesit po djegin kuti me shkresa ne bodrumet e nderteses.

Aq shume letra dhe shkresa po djegin sa lenda toksike e djegies eshte teper e rende.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here