Vlorë, prangoset 57-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

0
170

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin “Divizioni”, ku ka arrestuar një person të dënuar dhe të shpallur në kërkim.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi  Vasillaq Zaho, 57 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje). Ndërkohë që së fundmi ai ishte dënuar për “Plagosje të rëndë me dashje me 4 vite e 6 muaj bur.

Më datë 04.09.2011, në fshatin Dhërmi, shtetasi Vasillaq Zaho, ka plagosur rëndë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Th.D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.433, datë 04.10.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here