Publikohen pamje të reja, si dhunohet dhe tërhiqet zvarrë deputeti Ziadin Sela në Kuvend (Foto)

0

‘Civil’, qendra për Liri publikoi fotografi ekskluzive nga sulmi i përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë dhe tentativa për të vrarë deputetët e shumicës parlamentare më 27 prill, njofton agjencia e lajmeve INA.

 

 

Në këto fotografi shihet grupi i huliganëve të cilët sulmuan deputetin shqiptar Ziadin Sela.

Sipas burimeve të besueshme, njëri nga personat që gjendet në foto akoma nuk është identifikuar. ‘Civil’ kërkon nga autoritetet kompetente që sa më shpejtë të marrin masat për arrestimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve të këtij akti terrorist.

Lini nje pergjigje