Ja kush janë 4 gratë ministre dhe avokatja e popullit që Basha ka propozuar (FOTO)

0
212

Lulzim Basha ka befasuar me emrat e përzgjedhur prej tij, pas marrëveshjes politike të 18 majit, ku në listën e ministrave teknikë, të Avokatit të Popullit dhe KQZ, dominojnë dukshëm femrat.

4 gra ministre, dhe Avokatja e Popullit grua, bëjnë që nga 9 propozimet e Bashës, vetëm 4 janë burra.

Për herë të parë do të kemi një zëvendëskryeministre grua, po ashtu për herë të parë avokati i Popullit do të jetë një grua.

Me këtë përzgjedhje, Lulzim Basha ka dëshmuar vizionin e tij, kriteret dhe çfarë ka ai ndërmend të bëjë ditën që qytetarët do ti besojnë qeverisjen.

Ka përzgjedhur njerëz me integritet, profesionistë dhe të papërfolur për afera. Një shenjë kjo e qartë se si ka ndërmend të qeverisë nesër ai. Por mbi të gjitha, dallon besimi që u ka dhënë grave, duke krijuar një standard të ri, të pahasur deri tani në politikën tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here