Skandali në Superiore, dalin SMS-të për lojtarët e “Luftëtarit”: Toleroni ndeshjen me Tiranën

0
168

Klubi i Luftëtarit duket se po lufton në çdo mënyrë për të mos u dorëzuar nga presioneve të jashtme që kërkojnë manipulim të rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Tiranës.

 

Drejtuesit e gjirokastritëve kanë mbledhur të gjithë telefonat e lojtarëve dhe lajmërojnë se çdo mesazh që kërkon tolerim të ndeshjes do të përfundojë në Prokurori. Sipas tyre, tashmë ka ardhur një mesazh në programin Viber që kërkon tolerim të bardhebluve të cilët rrezikojnë seriozisht mbijetesën në rast se nuk fitojnë sot.

Reagimi i plotë i Luftëtarit

luftetari6

“Në Prokurori do të përfundojnë mesazhet tuaja!! Që në mëngjes telefonat e lojtarëve kanë qënë mbi tavolinen e drejtuesve dhe të gjitha mesazhet do të përfundojnë në Prokurori.

NUMRAT QË KANË DERGUAR MESAZHE GJATË DITËS SË SOTME, PËR TA SPECIFIKUAR NË VIBER, PËRVEÇ ASAJ PËRGJIGJEJE QË KANË MARRË NË MESAZH, DO TË SHKOJNË DHE NË PROKURORI. TË MENDOSH SE MESAZHI KU KËRKON TOLERIM NË VIBER NUK PËRBËN PROVË, PËRVEÇSE NDYRËSIRA, TREGON QË JENI DHE INJORANTË!”

Mesazhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here