Kryetari i grupit të “Forza Italia” mbështet Bashën: I vetmi i aftë të çojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit

0

Paolo Romani, Kryetar i Grupit “Forza Italia” në Senatin Italian deklaroi në Senat se falë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme mes shumicës dhe opozitës më në fund mund të fillojë fushata për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

 

“Do të jetë një garë me siguri që do të zhvillohet e ashpër, por do të ketë të gjitha garancitë ligjore të nevojshme, dhe respektimin e parimeve demokratike . Këto garanci të marra me forcë dhe bindje në javët e gjata të protestës nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Lulzim Basha.

Unë jam i sigurt, si unë edhe Forza Italia, do të ketë mbështetjen tonë, se Kryetari Basha do të bindë votuesit e vendit se është i vetmi i aftë të tregojë dhe të shoqërojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit, forcimin e parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës për qëllimin e integrimit europian, të atyre parimeve që na bashkojnë në familjen e madhe PPE”, tha Romani në Senatin Italian.

Lini nje pergjigje