A do më buzëqeshi fati vallë?! Kontrast, Tirana si New Yorku mes pagave minimale, jetës së vështirë dhe bumit të kumarit

0
239

 

Enida Vërça

Lojërat e fatit janë një varësi e madhe për një pjesë të madhe të qytetarëve të cilët pas një fitim të konsiderueshëm parash tentojnë sërish të luajnë duke rrezikuar miliona lekë. Një nga mënyrat e lojës për qindra qytetarë është ajo nëpërmjet kazinove, ku pjesë qamë e madhe  e tyre shpenzojnë kursimet që kanë mbledhur me vite të tëra dhe mundësit për fitim janë shumë të vogla, por jo të pakta. Edhe pse ligji për Lojërat e Fatit në e Republikën e Shqipërisë, përcakton kategoritë e lojërave të fatit të lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit. Organi publik i ngarkuar me ligj për monitorimin dhe kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të subjekteve tatimpagues që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë është Autoriteti për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, institucion në varësi të Ministrisë së Financave. Sërish lojërat e fatit janë prezentë pothuajse në çdo rrugë të kryeqytetit, duke bërë që çdo qytetarë të tundohet prej mundësive së fitimeve.

Rrëfime mbi humbjet dhe fitmet

B.T rreth të 40-ta ka 2  vite i cili është punsuar në një kazino në kryeqytetet. Ai tregon për gazetën “Standard”, streset që të sjell ky ambient pune dhe peripecitë e çdo lojtari i cili kërkon me këmbëngulje t’i “buzëqeshi” fati. “ U bënë gati 2 vite që punoj këtu dhe situatat janë të paparashikueshme, njerëz të shtresave të ndryshme sfidojnë veten duke shpresuar që një natë do jete më e mirë se ajo që lanë pas”, tha ai. Punonjësi shpjegoi procesin e lojës ku për të duket shumë intriguese dhe në një farë mënyrë të detyron të shpenzosh çdo lekë që ke në portofol. “ Është joshëse, në fillim të dehë dhe më pas të lëshon. Çdo person që vjen i shpenzon të gjitha lekët që ka dhe në momentin që nuk foton i mbetet të ofendoj, përplas tavolina dhe të largohet”, shpjegoi ai. Në lidhje me shumat që harxhojnë qytetarë ë në këtë lojë, janë të shumta, po ashtu edhe fitimet janë edhe pse në 0.1 % janë ekzistente. “Mundësit e fitimit janë gati 1 % ose më pak 0.1 %, ka pasur nga ata të cilët kanë shpenzuar të ardhurat që kanë ndërtuar për një jetë të tërë, me milion euro të pa kthyeshme tashmë pas. Por ka pasur edhe nga ata të cilët u ka ndryshuar fati prej milionave të fituar”, përfundoi punonjësi.

 

Qytetarë  praktikant

 

Bixhozi dhe lojërat e fatit, ndonjëherë mund edhe të të sjellin ndonjë fitim në para, por ato shtojnë dëshirën për të fituar edhe më shumë, gjithnjë e më shumë.  Kështu, duke vazhduar të luash, do të humbasësh jo vetëm atë që ke fituar por shpeshherë ndodh edhe të hysh borxh, dhe për pasojë, të përballesh me probleme nga më të ndryshmet. Të tilla janë lojërat e fatit, për të cilat shumica e dinë se nuk janë të mira megjithatë nuk munden t`u largohen sepse thjesht, tashmë janë bërë të varur prej saj. “Kam filluar qysh i ri të luaj me lojëra të fatit. Atë botë nuk shpenzoja shumë, por me kalimin e kohës u bëra i varur nga këto lloj lojërash deri sa edhe paret e fundit që i kisha në xhep i kam shpenzuar në bixhoz. Pasi u martova dhe kam fëmijë nuk merrem më me bixhoz, por prapë nuk jam tërhequr krejtësisht, pasi luaj “bastore” por nuk shpenzoj shumë për të” shprehet Xh. T. nga kryeqyteti.  Ai tha  se e di që ka qenë shumë i varur prej lojërave të tilla por që ka arritur të largohet nga kjo rrugë, falë familjes së tij, e posaçërisht gruas. Një rezultat i mire ky edhe përkundër faktit që vazhdon të luajë “bastore” dhe këtë e bën së paku një herë në javë. “Është vështirë të largohet njeriu nga lojërat, sepse sapo fiton një shumë të hollash pastaj të hyn në qejf të fitosh edhe më shumë e kështu mbetesh i varur prej saj. Ka pasur raste që kam fituar 5000 euro. por kur të llogaritësh se sa kam shpenzuar deri më tash në lojëra të fatit, është më mirë mos mendosh në atë drejtim” tha 36 vjeçari, Xh. T. Kjo është një rrugë e vështirë që sjell probleme si për veten ashtu edhe për familjen dhe rrethin.

Varësia ndaj tyre

Shenjat e para të varësisë nga lojërat e fatit mund të dallohen thjeshtë. Mjafton ekzistimi i dëshirës së vazhdueshme për të luajtur. Sa të bëhesh i varur prej tyre, pastaj fillojnë problemet tjera siç janë humbjet apo borxhet, si dhe dëshira për kompensim e që në anën tjetër e thellon varësinë, dhe me të edhe problemet.  Lojërat e fatit nuk sjellin problem te personi i cili luan, por me kohë këto probleme fillojnë të përhapen së pari në vetvete duke ndryshuar sjellje, mos rehati, pastaj në familje duke sjellë konflikte, ndarje, vjedhje, mashtrim, krim e kështu me radhë deri tek “zgjidhja”, sipas rastit edhe vetëvrasja. Varësia ndaj lojërave është e ndryshme, sepse sot nuk do të thotë patjetër të shkosh në kazino e të luash bixhoz, por edhe interneti është një rrugë tjetër ku njerëzit mund të luajnë lojëra të ndryshme dhe të bëhen të varur prej tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here