Publikohet dokumenti/ Prostitucioni dhe orgjitë e zyrtarëve në kohën e komunizmit me gratë e martuara

0

Ish drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi herë pas here ka publikuar dokumenta të regjimit ‘socialist duke treguar fakte të rëndësishme dhe të pa dëgjuara më parë. Sot Dervishi sjell një dëshmi për prostitucionin në vitet e diktaturës komuniste.

Loading...

Në rrjetin social “Facebook”  Dervislhi ka publikuar një dokument i vitit 1969 i prokurorisë së rrethit Tiranë, që flet për një çështje që po hetohej në vitin 1969 për një grup ushtarakësh që kishin shkuar me prostituta.

“1969/ Prostitucioni në Tiranë dhe implikimi i disa zyrtarëve. Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan Dervishi.

Image

Në dokumentin e prokurorisë thuhet se 6 ushtarakë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me prostituta.

Një prej tyre ishte Ibrahi…, i cili ka shkuar me Ja…. në vitin 1961 me pretendimin se do ta transferonte në Tiranë me burrin që kishte ushtar.

 

Loading...

Lini nje pergjigje