Ilir Meta në Zonë e Lirë: LSI nuk penalizohet nga marrëveshja, ka siguri dhe bindje për të dalë forcë e parë

0

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një intervistë live në emisionin ZONE E LIRE të Arjan Çanit në TV Klan!

Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha në studion e emisionit “Zonë e Lirë”. Teksa e ka krahasuar këtë marrëveshje me rastin e 2008-ës, ai thotë se nëse vite më parë kjo gjë u përjetua si tragjedi, kjo e sotmja përjetohet si komedi.

“Historia nuk përsëritet dy herë njësoj. Nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani e përjetojnë si komedi. Janë dy realitete të ndryshme, dhe LSI nuk dëmtohet nga çdo lloj manovre. Në këtë rast të gjitha forcat politika do të konkurrojnë në mënyrë të barabartë. Dhe LSI në këtë drejtim nuk ndihet e dobët, por gati që të dalë forcë e parë. Mund të dëmtohet disa forca politike të reja, që ende nuk janë konsoliduar. Por për këtë LSI nuk ka përgjegjësi.

LSI do të krijonte çdo lloj koalicioni që do ta bënte garën të shëndetshme dhe demokratike. Nuk kemi qenë asnjëherë kundër koalicioneve, por do të gjykojmë në varësi të situatave.

Që kur lindi kriza, LSI ka patur një qëndrim të qartë që duhet dialog. Kemi thënë se PD ka të drejtë për çështjen e drogës, për dekriminalizimin, por jo kërkesat e tjera për qeveri teknike, apo mbajtja e zgjedhjeve në një datë të vonë. Ne ishim pro një qeverie besimi. Dhe praktikisht kështu ndodhi. Rama është kryeministër, dhe Basha propozon disa ministra”, u shpreh Meta.

Lini nje pergjigje