Edi Rama e shkarkoi si ministre, ja çfarë thotë Lindita Nikolla

1
486
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate ceremonise se perurimit te pjeses se re te korpusit qendror te Universitetit Politeknik te Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during the inauguration ceremony of the new part of the central corps of Tirana Polytechnic University.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të largohet nga kjo detyrë pas marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për të zgjidhur krizën politike. Me një status të gjatë në faqen e saj në Facebook, Nikolla falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe ironizon edhe kritikët e punës së saj.

“Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi. Me largimin tim si ministër, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.

Faleminderit Edi Rama, për besimin dhe mbështetjen që i dhe një mësueseje me sfidën për të përmbushur pritshmëritë përballë situatave aspak të lehta.

Kemi ende shumë për të bërë, por shumë më shumë për të humbur, nëse kthehemi pas.

# EdiRAMA#PërShqipërinëQëDuam#PS”, shkruan në një pjesë të statusit të saj, ministrja në largim, Lindita Nikolla

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here