Dita e zgjedhjeve në ditën e Bajramit, irritohet myftiu i Shkodrës/ Nuk ka ndodhur as në komunizëm

0
159

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor.

Reagimi i myftiut vjen pasi data e zgjedhjeve përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh, festë kjo për besimtarët myslimanë.

Sipas myftiut ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga dy drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur, edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here