Asgjësohen 416 bimë kanabis në Krujë, pranga 24-vjeçarit, në kërkim një tjetër

0
173

Policia e Krujës ka asgjësuar 416 bimë kanabis dhe ka vënë në pranga një 24-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e policisë Krujë kanë goditur një rast të tillë.

Në bazë të informacioneve të marra nga strukturat policore është kryer kontroll në fshatin Krastë të Krujës, ku u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 416 bimë kanabis. Pas asgjësimit policia arrestoi 24-vjeçarin Sokol Rrahmani, banues në Zall, Fushë-Krujë dhe shpalli në kërkim shtetasin me iniciale S.SH., 23 vjeç, banues në Vorë. Dy të rinjtë dyshohet se janë kultivues të bimëve narkotike të asgjësuara me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivmi i bimëve narkotike” në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here