Standard.al

Pasojat e marrëveshjes Rama – Basha

0

Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:

1. Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.

2. Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).

3. Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).

4. Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.

5. Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.

6. Nxorri jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.

7. Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.

8. Opozitarizmi mund të marrë goditje. Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve. Të gjithë po e kërkonim me ngulm! Të shpresojmë në më të mirën!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.