Standard.al

Mehmetaj me tregëtarët e “Tregut Çam”: Shumë shpejt një treg dinjitoz që ju jep shanse më shumë tregëtarëve

0

Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun Tiranë, Kejdi Mehmetaj zhvilloi një takim me tregtarët e tregut Çam në Tiranë.Kejdi u ka premtuar që LSI do të bëjë të pamundurën për t’i falur qytetarëve qetësi, stabilitet dhe zhvillim dhe se do t’i mundësojmë këtyre tregtarëve një treg dinjitoz.Në këtë mënyrë do të krijohen më shumë vende pune për qytetarët tanë dhe më shumë të ardhura për familjet e thjeshta shqiptare.

Më poshtë statusi i plotë
Këta janë tregtarët e tregut, ndoshta më të famshëm në Tiranë, Tregut Çam. Edhe pse më pritën me shumë dashamirësi, u ndjeva keq që përveçse nuk kishim bërë asgjë për t’i ndihmuar në punën e tyre të përditshme, përkundrazi me krizën e tejzgjatur politike u kemi rënduar shumë biznesin.
E keqardhur ndihem nga kjo klasë politike, që mendon vetëm për karrigen pushtetit të saj dhe harron hallet e qytetarëve të thjeshtë e punëtorë, të cilët me punën e tyre të ndershme, mbajnë familjet e tyre dhe kontribuojnë çdo ditë në ekonominë e vendit tonë, duke e mbajtur atë gjallë në këto ditë të vështira.
Ne si LSI kemi marrë angazhimin tonë që do të bëjmë edhe të pamundurën për t’i falur qytetarëve qetësi, stabilitet dhe zhvillim. Me punën tonë shumë shpejt do i mundësojmë këtyre tregtarëve një treg dinjitoz për emrin që ka dhe më shumë shanse për të zhvilluar bizneset e tyre, duke krijuar kështu më shumë vende pune për qytetarët tanë dhe më shumë të ardhura për familjet e thjeshta shqiptare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.